Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë

15 Tetor 2026 | 21:34

Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar me një mesazh pas protestave që kanë përfshirë kryeqytetin. Ajo thekson se Bashkimi Europian është destinacioni i Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të ndërtojnë ura dialogu.

Mesazhi i plotë

“Bashkimi Europian është destinacioni ynë – Familja Europiane është përkatësia jonë çdo ditë, edhe sot!

Protesta dhe zëri i qytetarëve na kërkojnë të reflektojmë me përgjegjshmëri të lartë mbi Shqipërinë europiane që duam e po ndërtojmë me atdhetari, vendin ku zëri i qytetarëve dëgjohet, institucionet respektohen dhe shteti i së drejtës është mbi çdo interes.

Të jesh europian do të thotë të kesh guximin të ngresh zërin, urtësinë të respektosh ligjin dhe forcën të mos e kthesh dallimin në largësi mes nesh.

Paqja nuk është heshtje, as urtësia indiferencë. Ato janë forca për të mbrojtur vlerat europiane, respektin njerëzor dhe Shqipërinë.

Shqipëria i përket familjes europiane nga aspirata e të gjithë shqiptarëve, si dhe nga vlerat me të cilat zgjedh të jetojë çdo ditë.

Sot jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës europiane mbi 30-vjeçare! Ky është një moment historik për të gjithë!

Së bashku, lutem, të ndërtojmë urat e DIALOGUT dhe çdo hap drejt Familjes së Përkatësisë – Bashkimit Europian!”, shkruan ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tritol automjetit të ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në automjetin e Ardian Braçinës, ekspert i kriminalistikës pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Nga ngjarja, fatmirësisht, nuk raportohet...
21:00 | 15/10/2026

Protestuesit mblidhen në Elbasan edhe gjatë mbrëmjes, thirrje për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

Siç kishin paralajmëruar, protestuesit janë mbledhur sërish në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje. Siç shihet edhe nga pamjet, bëhet fjalë për një grup të...
20:57 | 15/10/2026

Policia ndërhyn për të shoqëruar protestuesit të Parku Rinia, qëllohet me gur në drejtim të tyre

Një situatë e tensionuar është krijuar mbrëmjen e së enjtes në zonën pranë Tajvanit, te Parku Rinia ku u zhvendosën një pjesë e protestuesve. Policia...
20:49 | 15/10/2026