Claude Haagen i OSBE-së për protestat në Shqipëri: Palët të përmbahen, dhuna nuk ka vend në demokraci
Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, Claude Haagen, ka shprehur shqetësimin mbi protestat e dhunshme në Shqipëri.
Përmes një reagimi, Haagen u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor. Ai ka theksuar se respektimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve duhet të mbetet përparësi në një demokraci.
Reagimi i plotë:
“Si Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Europën Juglindore, jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet për protesta të dhunshme në Shqipëri.
Dhuna nuk ka vend në një demokraci. U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të refuzojnë dhunën dhe të angazhohen në dialog paqësor.
Respektimi i shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike dhe të drejtave të qytetarëve duhet të mbetet përparësi absolute.”
Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë
Tritol automjetit të ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)
Protestuesit mblidhen në Elbasan edhe gjatë mbrëmjes, thirrje për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)
- 21:34 Kryenegociatorja për integrimin reagon për protestën: Të ndërtojmë ura dialogu, BE destinacioni ynë
- 21:22 Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë
- 21:09 SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës
- 21:00 Tritol automjetit të ekspertit të Kriminalistikës në Shkodër (EMRI)
- 20:57 Protestuesit mblidhen në Elbasan edhe gjatë mbrëmjes, thirrje për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)
- 20:49 Policia ndërhyn për të shoqëruar protestuesit të Parku Rinia, qëllohet me gur në drejtim të tyre