Një nga studentet, Samanda Toçka ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në protestën e sotme më 15 tetor.
E ftuar në emisionin Opinion, ajo foli më tepër për veten e saj, ku tregoi se vjen nga një familje e thjeshtë shqiptare, me babanë emigrant dhe deklaroi se familjarët e saj jetojnë në vende të ndryshme.
Studentja theksoi se rinia e ka humbur besimin dhe se në vendin tonë nuk ka perspektivë.
Studentja: Unë vij nga Prrenjasi dhe kam 5 vite në Tiranë. Vij nga një familje e thjeshtë, jemi një familje që jemi shpërndarë sa në vendlindje, sa në Tiranë dhe sa jashtë vendit.
Babai im ka disa dekada që është jashtë vendit si emigrant. Situata në Shqipëri për të rinjtë është e keqe. Unë nuk kam votuar asnjëherë, se më duhet të votoj në Prrenjas dhe nuk e kam pasur mundësinë.
Nuk shoh të ardhme të mirë për rininë, madje si protestues na kanë ofenduar politikanët. Nuk besoj as tek politikanët e rinj, sepse ata nuk kanë dalë në protestë.












