“Preferoj një demokraci të shëmtuar sesa një autokraci të bukur.”
Duke sjellë në vëmendje këtë thënie të Wolf Biermann, deputeti demokrat Tomorr Alizoti, në “Çim Peka Live” në Syri TV, mbrojti të drejtën e të rinjve për të protestuar dhe për të shprehur zemërimin e tyre.
Sipas tij, një brez i tërë po përballet me mungesën e perspektivës, emigracionin dhe humbjen e shpresës për të ardhmen në Shqipëri.
Alizoti deklaroi se Edi Rama e ka shndërruar pushtetin në një kusht për mbijetesën e tij politike dhe se kjo e bën, sipas tij, gjithnjë e më agresiv.
Ai theksoi se protesta nuk mund të gjykohet vetëm nga estetika apo nga thyerja e xhamave, duke nënvizuar se zemërimi i të rinjve është shprehje e pakënaqësisë ndaj një realiteti që u ka mohuar mundësitë në vendin e tyre.
Alizoti: Wolf Biermann antikomunistit i tërbuar që e ka njw thwnie brilante, i cili thotë, sepse nëpër studio televizive po merren me estetikën, me thyerjen e xhamave, me gjëra të tjera. Ai thotw: preferoj një demokraci të shëmtuar sesa një autokraci të bukur. Pra, protesta është zemërim dhe zemërimi është e drejta e njerëzve të cilëve iu ke vjedhur gjithçka. Të rinjve shqiptarë u ke vjedhur gjithçka. Ti i ke marrë jetën, i ke marrë të ardhmen. I ke marrë dinjitetin. Të rinjtë shqiptarë sot gjysma e tyre janë rrugëve të botës dhe lajnë pleqtë e botës, në vend të ishin në Shqipëri, në traditat tona, të lashin pleqtë e tyre. Dhe ata kanë të drejtën e Zotit të protestojnë siç dinë ata. Dhe zemërimi i tyre është e drejta e tyre, është identiteti i tyre. Ndaj një njeriu i cili e përshkruhet në mënyrë brilante, që dhe unë mendoj që ai ka probleme të rënda psikike, e kam bindje këtë gjë.
Peka: E thotë mjeku atë.
Peka: Unë nuk jam mjek, por ju e cituat. Jo, ka sepse nuk ka kryeministër në botë t'ju thotë protestuesve me atë 'f-off'. Nuk ka. Në asnjë lloj sistemi. T'ju thotë protestuesve këtë lloj gjuhe dhe këta tani ja po ia kthejnë këtë off-in mbrapsht atij, që në një studio të nderuar nuk mund ta përmendim. Kështu që është e drejta e studentëve, absolute. Nëse ti ke marrë Shqipërinë e bukur dhe e ke ndarë nëpër copa. Shkon në det i përket një të forti, shkon në mal i përket një oligarku, shkon kudo në Shqipëri i përket dikujt. Të rinjtë këtu janë pa një shpresë dhe kanë të drejtë të protestojnë. Dhe unë e mbështes dhe sikur PD-ja mos ta mbështesi fare, në mënyrën më absolute.
Rama ka bërë gjëra dhe më të këqija se kjo. Është paketa që mbase njerëzit nuk e kuptojnë aq mirë, është paketa që e propozoi dhe e botoi 'Frankfurter Allgemeine', gazeta më e rëndësishme në Gjermani, që i propozoi Bashkimit Europian që të ishte bashkë me Serbinë në një formë tjetër, BE-ja, që është një akt antishqiptar dhe antikombëtar. Tani nëse këto janë, ose pamjet tregojnë që janë të vërteta, janë tragjike. Por unë kam këtë bindje... edhe ndërmjet kolegëve që biseduam që Rama e ka pushtetin ekzistencë. Pra, Rama është një lloj Stalini i ri i cili pa pushtet nuk jeton dot. Dhe Rama pa pushtet nuk jeton dot. Ai ka ndërtuar një pushtet në të cilin e ka të lidhur me jetën e tij. Ai ua ka futur të gjithë shokëve të tij, dhe në moment që ai do bjerë, të gjithë shokët e tij do dalin t'ia fusin atij. Dhe ai ka ndërtuar një sistem me krimin e organizuar, me kartelet e me të gjithë bashkë që atij i duhet pushteti të mbijetojë. Dhe kjo do ta bëjë agresiv atë. Unë mendoj që Rama, dhe kjo është fatkeqësia, do ta çojë vendin në probleme të mëdhaja. Por instrumenti i autokratëve është frika. Ramës sot në Shqipëri nuk i ka njeri frikë. Dhe në moment që i bie arma më e madhe një autokrati që është frika, ai nuk është më në pushtet. Por të shpresojmë që të jetë pa kosto të mëdhaja njerëzore. Por që ai do bëjë gjithçka, unë këtë besoj dhe shpresoj të jem gabim për këtë.
© SYRI.net
VIDEO/ Nesho: SPAK të thërrasë Ramën, të nisë procesin penal, të rinjtë janë shpëtimtarët e Shqipërisë
Studentët nuk mposhten/ 14 orë revoltë, dhunë barbare dhe terror nga narkopolicia e Ramës
‘Nuk kemi asnjë palë negociatore’/ Abilekaj: Rama ka shkatërruar autoritetin e shtetit, situata jashtë kontrollit