Ish-deputeti i PS: NATO mund të përfshihet nëse situata në Shqipëri përshkallëzohet

15 Tetor 2026 | 22:25

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, komentoi situatën e krijuar nga protesta që po zhvillohet prej tri ditësh në Tiranë, duke deklaruar se, në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm, mund të aktivizohen mekanizma të NATO-s.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Deliu tha se në rast se situata në Shqipëri përkeqësohet, mund të ngrihet çështja e nenit 4 të Traktatit të NATO-s, dhe Aleanca mund të ndërhyjë duke qenë se Shqipëria është vend anëtar.

“Këtu kërkohet edhe një lloj sensibilizimi; media universitetet, auditoret duhet të ndërhyjnë se studentët kanë organizim dhe duhet ndarë pjesa e mirë nga pjesa e keqe. Nga monitorimi i protestave në Francë kemi pasur disa manuale të përdorura sepse vendet e NATO-s nuk mund të shkojnë në kriza, dhe ne jemi vend anëtar i NATO dhe nëse situata mund të precipitojë më keq në nenin 4 të saj NATO ndërhyn me  komitetin ushtarak dhe politik”, tha Deliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensionet në bulevard, gazetari: Policët civilë nisin shoqërimet e protestuesve

Gazetari i Euronews, Eni Ferhati, raportoi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë. Ai bëri të ditur se forcat operacionale...
22:04 | 15/10/2026

“Kemi grupe në WhatsApp që koordinojmë protestën”, Artan Hoxha paralajmëron studenten: Kujdes, shkoni në burg!

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar dinamikën e protestave dhe organizimin e tyre gjatë këtyre dy ditëve që u përshkallëzuan deri në persona të lënduar, dëmtime...
23:07 | 14/10/2026

“Zbulohet identiteti i djalit që u përplas me 6 policët”, Alibeaj: Hallall qumështi i nënës

Enkelejd Alibeaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania protestën e zhvilluar të martën në Tiranë, që nisi para Ministrisë së Arsimit dhe zgjati për...
23:16 | 13/10/2026