Horror nga narkopolicia?/ Me dhjetëra të rinj të lidhur dhe të shtrirë në tokë në ambiente të paidentifikuara

22:26, 15/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pamje dramatike vijnë pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, ku dhjetëra të rinj shfaqen të lidhur dhe të shtrirë në tokë.

Sipas raportimeve për SYRI-n, pamjet e rënda nga trajtimi çnjerëzor dyshohet se janë nga komisariatet në Tiranë, por ende nuk ka konfirmime zyrtare, ajo që është e deri tani e vërtetë është se pamjet janë në Tiranë, dhe ngrenë shqetësime të forta për shëndetin e të shoqëruarve nga policia e shtetit. Në disa raportime nga gazetarët e terrenit dhe qytetare të shumtë thuhet se njerëz të paidentifikuar po rrëmbejnë të rinj në rrugët e Tiranës dhe po i dërgojnë në ambiente të paidentifikuara.

Ngjarjet vijnë në ditën e tretë të revoltës studentore, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Rrethanat e plota të shoqërimeve, arsyet e mbajtjes së të rinjve në këto ambiente dhe kushtet në të cilat po trajtohen kërkojnë sqarim nga autoritetet përkatëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco