Një video që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku një vajzë 22-vjeçare ankohet se nuk ka mundësi të blejë një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, ka shkaktuar reagimin e fortë të Prof. Dr. Zamira Çavos.
Përmes një postimi në Facebook, Çavo ka kritikuar jo vetëm pretendimin e të resë, por edhe mënyrën se si gazetarët kanë reaguar ndaj rrëfimit të saj.
“Një vajzë 22 vjeçe ankohej se nuk mund të blente një shtëpi 300 mijë euro! Dhe gazetarët qenkan mallëngjyer! Ore ku jetojmë? Jemi në kapitalizëm! 22 vjeç do shtëpi 300 mijë euro?”, shkruan ajo.
Në reagimin e saj, profesoresha sjell në vëmendje edhe realitetin e emigrantëve shqiptarë, të cilët punojnë për vite me radhë jashtë vendit për të siguruar të ardhurat e nevojshme për blerjen e një banese.
“Po pyesni emigrantët që u bie bretku në punë andej ku janë a e blejnë dot një shtëpi të tillë kur janë studentë? O Zot! Ç’far mentaliteti!”, përfundon Çavo.


