Diplomati Agim Nesho kërkoi ndërhyrjen e SPAK-ut ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nisja e një procesi penal ndaj tij do të ndihmonte në uljen e tensioneve politike dhe shoqërore në vend.
I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Nesho mbështeti protestën studentore dhe akuzoi kryeministrin për shpërdorime, arrogancë dhe vjedhje gjatë 13 viteve në pushtet.
‘Përkrahja për lëvizjen studentore është e gjithanshme dhe e pakufishme. Ata janë në këto momente shpëtimtarët e vetëm’, u shpreh diplomati.
Nesho deklaroi se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk lidhet vetëm me protestat e ditëve të fundit, por me atë që ai e cilësoi si grumbullim të zemërimit qytetar për shkak të veprimeve të qeverisë ndër vite.
‘Ai është në radhë të parë një njeri i sëmurë, i cili po sakrifikon, po djeg… nuk i jep të drejtë një lëvizje popullore ku është i gjithë opinioni publik i ngritur kundër shpërdorimeve, arrogancës, vjedhjeve që i ka bërë vendit jo pak por për 13 vjet. Prandaj, ky njeri nuk është tolerant. Ky njeri është i sëmurë dhe si i tillë do të trajtohet jo… jo deri në kufirin që nuk do të japë përgjegjësi. Do japë si çeçua përgjegjësi, do të kthejë paratë që i ka vjedhur vendit, do të futet në burg. E do ketë, do ketë fat tragjik. Pra, në këtë kuptim, përkrahja për lëvizjen studentore është e gjithanshme dhe e pakufishme. Ata janë në këto momente shpëtimtarët e vetëm.
I bëj thirrje publike SPAK-ut në njëfarë mënyre të veprojë për interesat e Shqipërisë, për interesat e njerëzve, ku ata jetojnë këtu që mund ta ndërpresin këtë proces duke e thërritur Edi Ramën në një proces që t’i fillojë procesi penal. Kjo është menjëherë ulja e tensionit, do t’i ikin të gjithë bandat dhe bashkëpunëtorët e krimit. Do ta shikojnë që ai luani i madh që ulërinte sot është një luan që nuk di ku të futet dhe ku të fshihet”,- tha Nesho ndër të tjera.













