Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë.
Nga të dhënat paraprake, i plagosur ka mbetur 42-vjeçari Dodë Legisi, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë një plumb në kofshë.
Ndërkohë, autori i dyshuar shtetasi E. Q., rreth 43 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.














