Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari

15 Tetor 2026 | 23:58

Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranë, pas një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:00, në rrugën “Hulo Hajderi”, ku shtetasi D. L., rreth 45 vjeç, është plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore është identifikuar si autor i dyshuar shtetasi Evis Qose, 43 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, 43-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj D. L. pas një konflikti për motive të dobëta.

Forcat e policisë vijojnë kontrollet për kapjen e të dyshuarit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iljazaj për protestën e studentëve: Jo polici por zgjidhje politike

Pedagogu dhe analisti Elvis Iljazaj ka komentuar përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke argumentuar se pakënaqësia e të rinjve nuk mund të shpjegohet vetëm me...
22:53 | 15/10/2026

Berisha publikon pamje nga brenda komisariateve: Trajtim çnjerëzor i studentëve të arrestuar

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë disa pamje që tregojnë personat e arrestuar gjatë protestës në komisariate, duke i cilësuar ato si torturë...
22:51 | 15/10/2026

Persona të paidentifikuar thyejnë xhamat e godinave dhe dëmtojnë ambientet në Qytetin Studenti

Disa persona të paidentifikuar dhe më maska kanë thyer xhamat dhe dëmtuar dyert e disa godinave në Qytetin Studenti. Siç shihet në pamje, njëra nga...
22:26 | 15/10/2026