Policia e Shtetit ka përgënjeshtruar pretendimet e përhapura në rrjetet sociale se gjatë protestës së dhunshme të 15 tetorit në Tiranë janë angazhuar mercenarë serbë për të kryer arrestime dhe për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Në reagimin, Policia i cilëson këto pretendime të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se synojnë të shfrytëzojnë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit. Sipas Policisë, në protestën e 15 tetorit, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm efektivë të Policisë së Shtetit.
"Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar një klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë", thuhet në reagimin e Policisë.
Reagimi vjen pas publikimit në rrjetet sociale të disa mesazheve dhe videove, përmes të cilave pretendohet se persona nga Serbia janë angazhuar për të arrestuar dhe dhunuar protestuesit. Në një mesazh që po qarkullon në rrjet, një person që prezantohet si punonjës policie pretendon se janë sjellë mercenarë serbë me urdhër të kryeministrit Rama, ndërsa në një tjetër bisedë pretendohet se dy të rinj janë plagosur dhe rrëmbyer nga mercenarë serbë.
Aludime pati edhe për një tjetër video që qarkulloi në rrjet, kur policia ndalon një protestues ndërsa lëvizte me motor. Në rrjet u pretendua se policia serbe po rrëmbente vajza, por policia sqaroi në është shoqëruar vetëm protestuesi mashkull pasi drejtonte tubimin e sulmonte policët, dhe jo vajza që ndodhej me të.
-
Keto prralla qe as vete sdo e besonit! Eshte njesoj si te thuash mercenere shqiptare po shuajne protesten ne Beograd?! Por ca thoni? Do i kishin rrjep ne mes beogradit. Keto jane fantazi
Përgjigju -
Last week the British political establishment was shaken by a rare MI5 alert warning of a Chinese party-state agent operating in parliament. Christine Lee, who, according to MI5, has engaged in both overt and covert activity in support of the Chinese Communist party, cultivated links to British politicians for more than a decade (the Chinese embassy in London has denied these claims). How does Lee fit into this picture? One.. reactor. power station was “very good” and “does the job”. MI5 and chinese, agjentura sekrete
Përgjigju -
Mercenare serbe jeni qe po shkatarroni vendin
Përgjigju -
Vet shkrimi denoncon pacavuret antishqiptare qe propagandijnea dhe mis te shkelin ma ne Shqiperi.PD qe justifikoj dhunen te shoallet organizate dhune dhe te nxirret jadht ligjit. dhunen.Brav policia i grini nw dru vandalet dhe kysh eshte nga jasht Shqiperie si shkryesi i ketij lajni te qelbur te denohen ne Sgqiperi , te cdemtijne aro qe ben dge te shoallen non grat
Përgjigju -
Per gjithmone te keni parasysh se ata qe duan shkaterrimin e Shqiperise do te perfundojne ne prangat e dretesise. Ai qe shkzterron e prish ate qe eshre ndertuar me leket e popullit meriton mlumbin ballot. Shkoni dhe dignité apo shketrroni shtepite tuaja dhe te shohim sa krenar jeni pastaj.
Përgjigju -
Po të kishin ardhur Sërbët ose Grekët ta pushtonin Tiranën do kishin bërë më pak dëme se këta patriotët që e zhuritën e kanë merak mos ju mer njeri garën për të djegur Shqipërin .
Përgjigju





Komente
Komento