Pas 12 orësh akte dhune, sulmesh ndaj institucioneve dhe shkatërrimit të pronës publike e private, Policia ka shoqëruar 180 protestues në Tiranë, të dyshuar si të përfshirë në aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme (15 tetor).
Dita e tretë e protestave në Tiranë u shoqërua me shkatërrime masive në rrugët e kryeqytetit. Protestuesit, shumë prej tyre të maskuar, sulmuan me gurë dhe sende të forta efektivët e Policisë, ndërsa dëmtuan disa ministri, godinën e Bashkisë, institucione kulturore, banka dhe dhjetëra biznese private. Disa degë bankare u shkatërruan, ndërsa kioska e biznese të vogla u plaçkitën dhe iu vu flaka. Nuk u kursyen as stacionet e autobusëve, stolat, pemët dhe sinjalistika rrugore.
Protesta nisi në orën 09:00 të mëngjesit dhe vijoi deri në mbrëmje, me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe Policisë. Ndryshe nga një ditë më parë, forcat e rendit ndërhynë menjëherë për të penguar sulmet ndaj institucioneve kryesore, duke përdorur gaz lotsjellës, spraj dhe ujë. Nga aktet e dhunës mbetën të lënduar 40 persona, mes tyre 26 efektivë policie.
Lajmi kryesor:
Protestat e dhunshme/ 180 të shoqëruar pas 12 orësh kaos në Tiranë! Gjykata lë në burg 1 protestues, 6 në arrest shtëpie dhe 11 detyrim paraqitjeje (EMRAT)









