“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë, duke theksuar humbjet e mëdha njerëzore që kanë pësuar të dyja palët.
Në një intervistë për median amerikane Neësmax, Trump u shpreh se Ukraina ka humbur shumë njerëz, ndërsa shtoi se edhe Rusia ka pësuar humbje, por është një vend me territor dhe popullsi të madhe.
“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë. Ukraina ka humbur shumë njerëz, edhe Rusia, por Rusia është një vend i madh”, deklaroi Trump.
Gjatë intervistës, presidenti amerikan komentoi edhe marrëdhëniet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të cilin tha se nuk është një person i lehtë për t’u përballur në bisedime.
“Nuk jam një admirues i madh i tij. Mendoj se është më e vështirë të merresh me të sesa me Vladimir Putinin”, u shpreh Trump.
Protesta për strehimin në Portugali, 37 persona të plagosur pas ndërhyrjes së policisë
SHBA, Trump kërkon dënim me vdekje për këdo që vret një zjarrfikës
Donald Trump: Ekzekutimi i Nidal Hassan nuk do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA
- 07:42 Dita e katër e protestës! 47 të arrestuar për shkatërrim prone, Rama i prerë kundra dorëheqjes! Edhe në qytete të tjera tensione
- 00:08 Policia për pamjet e të ndaluarëve: Nuk janë në komisariat, por në një institucion shtetëror ku tentuan të hynin
- 23:58 Plagosje me armë zjarri në Shkozë, identifikohet dhe shpallet në kërkim 43-vjeçari
- 23:50 Ministria e Shëndetësisë: 14 protestues dhe 26 policë në spitalin e traumës
- 22:53 Iljazaj për protestën e studentëve: Jo polici por zgjidhje politike
- 22:51 Berisha publikon pamje nga brenda komisariateve: Trajtim çnjerëzor i studentëve të arrestuar