Shkatërrimi i ditëve të protestës duket të jetë kthyer tashmë në panoramën më të parë që sytë mund të të shohin.

Në pamjet që Report Tv sjell pas ditës së tretë të sulmeve, duken të tjera gjurmë. Në Ministrinë e Ekonomisë që është kthyer në dy ditët e fundit një objektiv për protestuesit që dje i vunë flakën njërës prej dyerve, shihet si këto të fundit janë bërë shkrumb e hi.

Më të dallueshme janë vetëm dëmet e shtuara si tavani në hollin kryesor tashmë i kthyer në ngjyrë hiri e me suva të rënë dhe kabllot e ekspozuara. Edhe në pika të tjera ka thyerje të xhamave të dyerve apo të dritareve.

Në rrugë, shihen kioskat e shkatërruara dhe të djegura, mbeturina të gjithfarë lloji, tabelat e reklamave në stacionet e autobusëve ku tashmë nuk ka më asnjë poster, qytetarë që i kthehen rutinës së përditshme dhe punonjës bashkie që vijojnë punën për të normalizuar disi pamjen e qytetit.