Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

16 Tetor 2026 | 08:12

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë mëngjes pas ditës së tretë të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve, duke e lidhur situatën e krijuar në Tiranë me akte dhune dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama solli në vëmendje dëmet e shkaktuara nga tërmeti, duke e krahasuar rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura me dëmtimin e pronës gjatë protestave. Kreu i qeverisë deklaroi se, sipas tij, protestat nuk kanë lidhje me shqetësimet dhe aspiratat e studentëve, por janë nxitur nga forca politike që synojnë të pengojnë përparimin e vendit. Ai kritikoi gjithashtu përfshirjen e të miturve në protesta dhe dëmtimin e trotuareve.

“Kjo është gremadha e jetës, e punës, e ëndrrave e një familjeje të zakonshme, prindërit e zakonshëm që hapin derën çdo mëngjes për të shtruar tryezën me ndershmëri. Dua t’u them të gjithëve atyre që sot janë me lot në sy përballë gremadhave të ngjashme se, sapo kjo flamë të kalojë, ne do të jemi aty bashkë. Dhe dua t’ju them se përballuam një tërmet të llahtarshëm me pasoja dhe ia dolëm së bashku. Ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda janë në shtëpi më të forta.

Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gremadhë? Kjo s’ka lidhje me studentët, flama nuk është studentore. Kjo s’ka të bëjë fare me hallet dhe me problemet apo me aspiratën për një vend më të mirë. Është po ajo dorë, ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare, që ka djegur njëherë Shqipërinë dhe është gati ta djegë e ta shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të përparojë, në një luftë të verbër. Flakët e ndasisë janë e vetmja dritë arsyeje.

Këta nuk janë studentët. As ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen studentore nuk kanë të bëjnë me ju dhe zgjidhjet që ju keni nevojë. Si mund të nxiten të miturit në rrugë dhe të shkulin trotuare?”-tha Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e katër e protestës! 47 të arrestuar për shkatërrim prone, Rama i prerë kundra dorëheqjes! Edhe në qytete të tjera tensione

Studentët dhe gjimnazistët hyjnë sot në ditën e katërt të protestave, pas një dite të shoqëruar me përplasje me Policinë, dëmtime të institucioneve dhe pronës...
07:42 | 16/10/2026

“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë, duke theksuar humbjet e mëdha njerëzore...
07:09 | 16/10/2026

Policia boshatis bulevardin nga protestuesit, ndërhyn me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës

Policia ka boshatisur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga protestuesit, pasi ka ndërmarrë një inkursion ndaj tyre me makinën ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës. Protestuesit janë shpërndarë...
18:57 | 15/10/2026