Policia e Shtetit reagoi rreth disa pretendimeve se në radhët e bluve janë angazhuar efektivë nga Serbia për menaxhimin e protestës së djeshme. Në një reagim zyrtar i mohon kategorikisht, duke i cilësuar si të pavërteta dhe dashakeqe.
Sipas institucionit, përhapja e informacioneve të tilla synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale e cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
Përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave. Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë.