Janë 47 të arrestuar dhe 92 persona që ndiqen nga policia pas revoltës që tashmë ka hyrë në ditën e tretë.
Gjatë gjithë ditës dje policia ka kryer arrestime të dhunshme, ndërsa videot e publikuara në media kanë bërë publike dhe një skenë rrëmbimi mafioz të një protestuesi. Ky i fundit kapet me forcë nga persona me rroba civile dhe futet në një furgon pa logo policie.
Policia e pranon se ka shoqëruar protestuesin por nuk jep argumente pse e ka kryer në këtë mënyrë.
Gjithashtu shqetësohet për të identifikuar se personi I shoqëruar nuk është vajzë por djalë.
Ndërkohë po mbrë pamje makabre janë publikuar në rrjetet sociale ku dukej trajtimi çnjerzor që po u bëhet adoleshentëve të arrestuar nga policia e Tiranës.
"Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.
Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet" thuhet në njoftimin e policisë të publikuar mbrëmë vonë.
Njoftimi për shtyp
Në lidhje me disa video të publikuara në rrjetet sociale, ku pretendohet se disa civilë kanë shoqëruar me forcë një shtetase, Policia e Tiranës sqaron se personi i shoqëruar është mashkull dhe jo femër.
Shoqërimi është kryer nga punonjës të Policisë Kriminale, në kuadër të veprimeve të ndërmarra për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në veprimet e kundërligjshme gjatë protestës, pasi dyshohet se ky shtetas drejtonte tubuesit dhe gjuante me zare metalikë punonjësit e Policisë dhe institucionet.
Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e publikuara në rrjetet sociale se punonjësit e Policisë kanë përdorur kavo metalike, Policia e Tiranës bën me dije se kavot e publikuara në media u janë kapur paraditen e datës 15.10.2026 katër të rinjve të maskuar, të cilët po shkonin në protestë për të goditur protestuesit. Policia e Tiranës nuk përdor të tilla mjete, pasi llojet e mjeteve që përdor janë të standardizuara me ligj dhe procedura standarde.
Ndërkohë, sqarojmë se një grup protestuesish të maskuar, në orët e mbrëmjes së datës 15.10.2026, kanë shkuar në Qendrën Studentore dhe kanë thyer xhamat dhe dyert e godinave të Qendrës Studentore në Qytet Studenti. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njëkohësisht, sqarojmë opinionin publik se asnjë punonjës policie nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ka asnjë urdhër për ushtrimin e dhunës ndaj personave të shoqëruar.
Policia e Tiranës shpreh keqardhjen për përhapjen e këtyre lajmeve dashakeqe, me qëllim krijimin e një klime konfliktuale mes Policisë dhe protestuesve. Policia e Tiranës respekton dhe garanton të drejtën për të protestuar paqësisht dhe u bën apel pjesëmarrësve në tubime të distancohen nga personat e dhunshëm dhe të maskuar, të cilët po sulmojnë punonjësit e Policisë, institucionet shtetërore dhe pronën publike e private.
Gjatë tubimit të datës 15.10.2026, si pasojë e dhunës, janë dëmtuar 22 punonjës policie. Gjithashtu, janë dëmtuar institucione, objekte private dhe bankare, si dhe është dëmtuar sinjalistika rrugore.
Policia e Tiranës po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë kryer akte dhune.
© SYRI.net
VIDEO/ Sulmojnë konviktet në QS të maskuar me shkopinj dhe gurë, studentët: Nuk janë protestues
EMRI/ Plumba në Tiranë, plagoset me armë 45-vjeçarin në Shkozë, autori në kërkim
Mesazhe alarmante nga Qyteti Studenti dhe në Tiranë/ Të rinjtë denoncojnë rrëmbime dhe dhunë, kërkojnë të mos lëvizin vetëm