Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat e dhunshme/ Mes koshave që digjen e kangjellave, turistët largohen nga Tirana

    Protestat në Tiranë, Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE!

    “Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet”, Elvana Gjata reagon për protestat: Protestoni, por mos shkatërroni!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat në Tiranë, Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE!
    Kryesore

    Protestat në Tiranë, Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE!

    October 16, 2026
    Protestat në Tiranë, Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE!

    Nga një prej kioskave të djegura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryeministri Edi Rama përforcoi të njëjtën deklaratë të një dite më parë se pas sulmeve në kryeqytet nuk qëndrojnë studentët.

    Fajin ia adresoi sërish opozitës së kapur dhe të huajve që s’e duan Shqipërinë në BE. Për kryeministrin nuk është rastësi që mbyllja e kapitullit të katërt përkon me një protestë të kësaj përmase.

    Ai u dha sërish të drejtë studentëve për kërkesat e tyre, por tha se nuk ka përkulje para dhunës. Njëkohësisht, dënoi përdorimin e të miturve për të nxitur dhunë e sulmuar policinë. Me bindje, u shpreh se kjo është një sprovë që kërkon durim për të dalë më të fortë.

    “Përballuam një tërmet me pasoja, ruajna Zot ku e ku më të mëdha dhe ia dolëm së bashku dhe sot ata që humbën shtëpinë për 30 sekonda, jetojnë në shtëpi më të mira e më të forta. Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve te fëmijët e tyre kjo gërmadhë? E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore. E gjithë kjo pengmarrje e qytetit në maska nuk ka të bëjë me hallet e problemet e dikujt që do një jetë më mirë. E gjithë kjo është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare që ka djegur Shqipërinë dhe është gati ta djegë përsëri për të mos e lënë të bëjë përpara nga urrejtja më e verbër. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng gjatë ditës nuk janë studentët dhe as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore, nuk kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, të vënë maska, të shkulin trotuaret dhe qëllojnë policinë? Si mund të rrezikohet jeta e të miturve si një lukuni e verbër për axhendë të tjetërkujt? Sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që s’e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt dhe të ecë përpara, që nuk e duan pjesë të familjes së bashkuar europiane, aty ku do të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga këto duar dhe zgjedha e zgjedhës së detyruar. Nuk e duan Shqipërinë të lirë. Ju duket rastësi që sapo Shqipëria çel një tjetër dritë jeshile, afrohet më shumë drejt objektivit historik, këtu plas flaka? Nuk është aspak rastësi. E gjithë kjo që po ndodh është sprovë, test i karakterit tonë dhe një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese që na është vënë përpara. Studentët, sipërmarrësit, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë ndërkohë që problemet janë aty, duhen adresuar ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të mirën, të mësojmë më shumë dhe të bëjmë më mirë. E kemi sjellë Shqipërinë e Tiranën deri këtu, këtë e ka sjellë një punë këmbëngulëse. Kush thotë le të përkulemi përballë dhunës për pakëz qetësi, gabon. Kjo do të thotë ta humbësh rrugën për një kohë të gjatë. Ka qenë Shqipëria e përkulur përballë dhunës dhe s’ka arritur asgjëkund. Motra e vëllezër, durim se kjo do të kalojë dhe do të dalim më të fortë dhe të vetëdijshëm”, tha Rama.

    Bashkimi Europian deklarata e Ramës duar të huaja Edi rama integrimi europian opozita shqiptare politika shqiptare protesta në Shqipëri Protesta në Tiranë protestat studentore reagimi i qeverisë Shqipëria në BE Studentët tensionet politike zhvillimet politike në Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat e dhunshme/ Mes koshave që digjen e kangjellave, turistët largohen nga Tirana

    October 16, 2026

    Protestat në Tiranë, Rama: Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE!

    October 16, 2026

    “Më dëshpëron të shoh vendin tim të digjet”, Elvana Gjata reagon për protestat: Protestoni, por mos shkatërroni!

    October 15, 2026

    “22 VJEÇ DO SHTËPI 300 MIJË EURO?!” Prof. Dr. Zamira Çavo shpërthen: Ku jetojmë? Çfarë mentaliteti!

    October 15, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.