Këtë të premte dhjetëra të rinjë dhe gjimnazistë janë mbledhur për të protestuar në qytetin e Lezhës.
Teksa në kryeqytet regjistrohet dita e katërt e protestës së studentëve, në qytetin e Lezhës të rinjtë janë mbledhur për herë të parë.
Siç shihet edhe nga pamjet, të rinjtë kanë shkuar në oborret e disa gjimnazeve duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe që të bashkohen me ta në protestë.
Në gadishmëri është edhe policia e cila ka dalë në terren dhe po monitoron situatën në rast përshkallëzimi siç ka ndodhur një ditë më parë në disa qytete të vendit.












