Një pjesë e nxënësve në Lezhë, kryesisht nga gjimnazi “Hydajet Lezha”, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën në rrugët e qytetit.
Ndërkohë, forca të shumta policie janë dislokuar në qytet, duke rrethuar disa prej institucioneve kryesore. Situata po shoqërohet me masa të shtuara sigurie, ndërsa nxënësit vijojnë protestën e tyre. Ata kanë shkuar edhe te sheshi kryesor ku policia ka vendosur gardhe metalike dhe nuk i lejon të hyjë.
Ndërkohë në Fier, policia është pozicionuar në sheshin kryesor të qytetit pasi është paralajmëruar protestë. Sipas burimeve, gjimnazistët kanë shkuar pa çanta në shkollë.


