Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

    Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike

    Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në qytet, përplasen me policinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike
    Botë

    Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike

    October 16, 2026
    Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike

    Kancelari gjerman, Friedrich Merz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë rënë dakord për një reformë të gjerë të politikës automobilistike evropiane, transmeton Anadolu.

    Me kërkesë të kancelarit Merz, heqja graduale e motorëve me djegie të brendshme, e planifikuar të nisë në vitin 2035, do të lehtësohet edhe më tej krahasuar me propozimin e mëparshëm të Komisionit Evropian.

    Sipas gazetës ekonomike Handelsblatt, përveç kësaj, kancelari gjerman siguroi që shtetet anëtare të mos jenë më të detyruara të nxisin elektrifikimin e flotave të mëdha të automjeteve të kompanive përmes kuotave të detyrueshme.

    Në këmbim, Macron arriti të sigurojë përfshirjen e kërkesës së tij për rregulla më të rrepta “Made in EU”. Qeveritë do të japin stimuj për blerje dhe do të lidhin kontrata publike vetëm për automjetet e prodhuara në Evropë.

    Një pjesë gjithnjë e më e madhe e baterive dhe e komponentëve kryesor të automjeteve duhet gjithashtu të prodhohet në Evropë. Subvencionet qeveritare duhet të orientohen kryesisht drejt prodhimit evropian të automjeteve.

    Sipas gazetës, të dyja vendet synojnë të sigurojnë miratimin e rregullave të reja në Këshillin e BE-së. Në këmbim të kërkesave për politikën industriale, Gjermania siguroi lëshime të gjera lidhur me objektivat klimatike.

    Lehtësohet më tej heqja graduale e motorëve me djegie të brendshme

    Sipas planeve, heqja graduale e motorëve me djegie të brendshme nga viti 2035 do të lehtësohet ndjeshëm.

    Ndonëse objektivi për uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit me 90 për qind mbetet në fuqi, është hequr kërkesa që 10 për qind e mbetur të kompensohet përmes përdorimit të karburanteve neutrale ndaj klimës ose çelikut me emetime të ulëta të karbonit.

    Prodhuesit do të mund të vazhdojnë të shesin automjete me motorë me benzinë ose naftë edhe pas vitit 2035, për sa kohë që emetimet e tyre mbeten brenda kufirit të përcaktuar.

    Gjithashtu, automjetet që funksionojnë vetëm me karburante të rinovueshme do të konsiderohen pa emetime, nëse kufizimet teknike pengojnë përdorimin e karburanteve fosile.

    Për të shmangur gjobat e mundshme, prodhuesve të automjeteve do t’u jepet më shumë fleksibilitet në përmbushjen e objektivave të tyre. Tejkalimet e kufijve të emetimeve në vitin 2030 do të mund të kompensohen me ulje në vitin 2031, ndërsa kreditë për emetimet e dioksidit të karbonit do të mund të grumbullohen që nga viti 2029.

    Për automjetet hibride me karikim nga jashtë (plug-in hybrid), llogaritja e emetimeve të gazeve serrë do të jetë gjithashtu më e favorshme sesa ishte parashikuar nga Komisioni Evropian.

    Sipas Handelsblatt, automjetet britanike do të konsiderohen evropiane nëse Londra i përshtat masat e saj tregtare mbrojtëse me standardet e BE-së.

    Bashkimi Europian e ardhmja e industrisë së makinave Files ekonomia europiane franca GJERMANIA Industria automobilistike industria e automobilave makinat elektrike politikat industriale prodhuesit e makinave rregulla të reja rregullat europiane sektori i automobilave tregu i makinave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës së mesme në Lushnje, arrestohet 31-vjeçari

    October 16, 2026

    Gjermania dhe Franca gati për rregulla të reja në industrinë automobilistike

    October 16, 2026

    Protesta/ Gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë në qytet, përplasen me policinë

    October 16, 2026

    Sulmet në protestë/ 40 të lënduar te Trauma! 4 të mitur mes 16 protestuesve dhe 26 efektivë, 2 ende në spital 

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.