E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dhunoi dhe tentoi të godiste bashkëjetuesen me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka tentuar ta godasë me thikë në banesë.

Ngjarja është regjistruar në lagjen “Partizani”, ku shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për dhunë në familje.

Reklamë

Sipas Policisë, efektivët e kanë kapur 39-vjeçarin me inicialet A. D. në momentin kur po tentonte të godiste me thikë bashkëjetuesen e tij. Gjatë ndërhyrjes, uniformat blu kanë sekuestruar edhe thikën, e cila do të shërbejë si provë materiale.

E dëmtuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 39-vjeçari, banues në Shkodër, u arrestua në flagrancë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.