‘Revoltë kundër sistemit të ngritur nga qeveria’, Dedaj: Pamjet e të arrestuarve, duhet dorëheqje masive

09:19, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Everest Dedaj i konsideron protestat studentore, si një revoltë kundër një sistemi të ngritur nga qeveria socialiste.

Për emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Dedaj thekson se Rama tashmë po përpiqet ta delegojë krizën e kësaj revolte te zyrtarët e tjerë, madje dhe te presidenti i vendit, Bajram Begaj.

Në fakt e gjithë kjo, sipas gazetarit, tregon krizën e thellë të lidershipit të kryeministrit, i cili nga ana e tij po përpiqet të devijojë arsyet e vërteta se përse janë ngritur në portestë studentët dhe rinia.

Dedaj u ndal edhe te pamjet e shpërndara në media të të rinjve të arrestuar nga Policia duke i cilësuar çnjerëzore, ndërsa shtoi se për këtë duhet të kishte dorëheqje masive jo vetëm në radhët e Policisë së Shtetit, por deri te kryeminitri.

Ka qenë sjellje personale nga ana e Ramës për të menaxhuar krizën. Tashmë po e delegon këtë menaxhim, duke sjellë zyrtarët edhe presidentin, por kjo tregon krizë të lidershipit të tij.

Përpjekja për të devijuar kërkesat e studentëve, është devijim i arsyeve stë vërteta se përse janë në protestë e të revoltuar kundër këtij sistemi të ngritur nga kjo qeveri.

Pamja e kryeministrit pas një biznesi privat të shkatërruar, është një pamje do t’i shkonte për shtat një Shqipërie të djegur nga politikat e kësaj qeverie, e dhunuar nga kjo qeveri, Shqipërie që vuan e shkatërruar nga një model që kjo politikë e ka vënë në 36 vite, dhe një politike të këtyre viteve të fundit.

Do të ishte në nderin e zyrtarëve të dilnin e t’u jepnin përgjigje studentëve përpara se të sillej si një shtet enigmë, kemi parë politizim në qelizë të shtetit. E turpshme pamjet e shpërndarë ne media, se si funksionon policia e shtetit, ndërhyrja ndaj të rinjve, duke i dhunuar.

Duhet të kishte dorëheqje masive edhe të kryeministrut për mënyrën sesi janë ato pamje të të rinjve. Këto çështje duhet të trajtoheshin sot dhe jo deklaratat bajate që si kapërdin askush më, përfshirë edhe shqiptarët jashtë vendit. Problemi i këtij vendi nis me institucionet shtetërore dhe oborrtarët që qeverisin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco