U kap me doza kokainë në afërsi të një shkolle, vihet në pranga 17-vjeçari në Vlorë
Një 17-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pas ii mituri u kap me doza kokainë që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen.
Arrestimi i tij mësohet se erdhi në afërsi të një shkolle teksa i riu ka kundërshtuar edhe efektivët e policisë. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
“Vlorë/Vijon operacioni i koduar “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore.
U kap në flagrancë afër një shkolle, me doza kokaine që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit, arrestohet 17-vjeçari. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike.
Në vijim të kontrolleve të shtuara në kuadër të operacionit policor “Shkolla të pastra” dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ka finalizuar një tjetër fazë të këtij operacioni, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Vlorë.
Ky shtetas, në momentin e ndalimit afër një shkolle, në lagjen “Pavarësia”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
DVP Vlorë vijon kontrollet dhe veprimet hetimore në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale që lidhen me narkotikët, veçanërisht në mjediset pranë institucioneve arsimore”, njofton policia.
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
Protesta në Korçë, dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht
Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)
- 09:35 Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
- 09:29 Protesta në Korçë, dy të arrestuar dhe 23 të proceduar penalisht
- 09:22 Maduro dhe gruaja e tij paraqiten në gjykatë, mohojnë akuzat për kryerjen e torturës
- 09:22 Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)
- 09:07 Rusia ndërton bazë gjigante për dronët reaktivë për 6 javë, ekspertët: Sfidë e re për Ukrainën dhe NATO-n
- 08:56 Gjermania: 50 milionë euro për të riparuar centralin bërthamor të Çernobilit