Aktualitet

Protesta e studentëve në Tiranë, reagon Jozefin Marku!

Këngëtari Joz Marku ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në rrjetet sociale, në një kohë kur protestat e studentëve në Tiranë janë kthyer në temën më të diskutuar. Përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka përcjellë një mesazh të shkurtër, por domethënës. “MË STUDENTËT”, shkruan Jozi krahas një imazhi artistik ku shfaqet një person me krahë engjëlli, i mbështetur me kokën ulur. Postimi e tregon hapur se Joz Marku është në mbështetjeje të studentëve dhe protestave të tyre.