U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

09:45, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale.

Ai u shkarkua vetëm pak orë pasi Politico publikoi një artikull ku pasqyrohej përplasja disamujore mes tij dhe zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau, e zhvilluar përmes shkëmbimeve të email-eve.

Një zyrtar amerikan konfirmoi të enjten shkarkimin e Paolo Zampollit, duke deklaruar se “mandati i tij si i dërguar special është ndërprerë dhe ai nuk është më punonjës i qeverisë”.

Para pak muajsh, Zampolli zhvilloi edhe një vizitë të zgjeruar në Shqipëri.

Gjatë vizitës në Tiranë, Zampolli nuk u mjaftua vetëm me futbollin, por zhvilloi një axhendë të ngjeshur takimesh me përfaqësues të institucioneve shtetërore, klerikë dhe drejtues të sportit.

Në daljet e tij publike, ai u përfshi edhe në debatin më të fundit gjeopolitik dhe fetar në vend, lidhur me çështjen tejet kontroverse të krijimit të “Shtetit Bektashi” brenda kufijve të Tiranës.

“Mendoj se është një projekt i shkëlqyer. E kam dëgjuar kryeministrin të flasë, dëgjova shenjtërinë e tij [kreun e bektashinjve] dhe njerëzit tuaj vendosin ose do të vendosin. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar respekton vendimin e popullit shqiptar,” tha Zampolli për gazetarët.

Kurse në lidhje për një takim me Edi Ramën, ai shkroi: "Në Tiranë kemi kryeministrin më të gjatë në botë – Edi Ramën. Një artist i madh, basketbollist i nivelit të lartë dhe një mik i fuqishëm si për SHBA-në, ashtu edhe për vendin tim të lindjes, Italinë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco