Protesta e nisur këtë mëngjes në qytetin e Lezhës nga një grup gjimnazistësh, të cilët bojkotuan mësimin për t’iu bashkuar tubimit, është shoqëruar me tensione.
Pas tentativës së dështuar për të hyrë në ambientet e Bashkisë Lezhë, disa prej protestuesve kanë thyer xhamat e një gjimnazi.
Gjithashtu, gjatë protestës janë shkulur disa kangjella dhe tabela të sinjalistikës rrugore.














