Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protestat në Korçë/ Në pranga një 19 dhe një 21 vjeçar! 23 nën hetim, 15 të mitur mes tyre

    Dembélé: Tani vëmendja është te ndeshja e radhës në kampionat, më pas të mendojmë për Barcelonën

    Frika nga sulmet/ Bizneset në qendër mbulojnë xhamat: Ju lutem mos na dëmtoni, jemi me ju

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protestat në Korçë/ Në pranga një 19 dhe një 21 vjeçar! 23 nën hetim, 15 të mitur mes tyre
    Aktualitet

    Protestat në Korçë/ Në pranga një 19 dhe një 21 vjeçar! 23 nën hetim, 15 të mitur mes tyre

    October 16, 2026
    Protestat në Korçë/ Në pranga një 19 dhe një 21 vjeçar! 23 nën hetim, 15 të mitur mes tyre

    2 protestues janë arrestuar dhe 23 janë vënë nën hetim pas protestave që u zhvilluan të enjten në Korçë. Të arrestuarit janë 21 dhe 19 vjeç, ndërsa mes të hetuarve, janë 15 të mitur.

    Pjesëmarrësit e maskuar kanë hedhur gurë, pllaka, sende metalike duke dëmtuar bashkinë Korçë, Drejtorinë Arsimore, universitetin “Fan. S. Noli” dhe gjimnazin “Raqi Qirinxhi”, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore.        

    Njoftimi i policisë:

    Korçë/Kundërshtuan punonjësit e Policisë, shkatërruan me sende të forta dhe me zjarr, godinat e institucioneve shtetërore dhe prona publike, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë.  

    Gjatë tubimit të zhvilluar dje, në qytetin e Korçës, dhjetëra pjesëmarrës, disa prej tyre të maskuar, kanë ushtruar akte dhune, duke hedhur gurë, pllaka guri dhe sende të forta metalike drejt institucioneve shtetërore dhe pronave publike.    

    Si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme, janë dëmtuar godinat e bashkisë Korçë, Drejtorisë Arsimore, universitetit “Fan. S. Noli” dhe gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, si dhe kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore.        

    Gjatë gjithë tubimit, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim janë përballur me akte dhune dhe kundërshtimi, përmes hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta nga grupe pjesëmarrësish të maskuar.  

    Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. L., 21 vjeç, banues në Voskop dhe O. K., 19 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u proceduan penalisht 23 shtetas (15 prej tyre të mitur).  

    Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të datës 15.10.2026 dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte dhune ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private, gjatë kësaj date.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    15 të mitur 19-vjeçari 21-vjeçari 23 persona nën hetim arrestime në Korçë dhunë gjatë protestave hetimet policore ngjarjet në Korçë policia e shtetit protesta në Shqipëri protestat në Korçë rendi publik shoqërime në polici të mitur nën hetim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protestat në Korçë/ Në pranga një 19 dhe një 21 vjeçar! 23 nën hetim, 15 të mitur mes tyre

    October 16, 2026

    Dembélé: Tani vëmendja është te ndeshja e radhës në kampionat, më pas të mendojmë për Barcelonën

    October 16, 2026

    Frika nga sulmet/ Bizneset në qendër mbulojnë xhamat: Ju lutem mos na dëmtoni, jemi me ju

    October 16, 2026

    Filip Çakuli/ Po me urën ç’patën?

    October 16, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.