E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Protestat në Tiranë, sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike që dyshohet se do t’u shiteshin protestuesve, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesën e tij u zbuluan 344 kuti me lëndë piroteknike të dyshuara si të kontrabanduara, me vlerë rreth 40 mijë euro. Sipas Policisë, dyshohet se ato do t’u shiteshin personave të përfshirë në protestat e zhvilluara gjatë tri ditëve të fundit.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. R., 24 vjeç. Gjatë kontrollit në katin e parë të banesës së tij, në rrugën “Jargavani”, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 344 kuti me lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme.

Reklamë

Sipas hetimeve paraprake, ekziston dyshimi se 24-vjeçari ua furnizonte këto lëndë personave të maskuar dhe të përfshirë në akte dhune gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ndërkohë, Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.