344 kuti me lëndë piroteknike, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë! Policia: Dyshohet se do t’iu shiteshin protestuesve
Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi ka ardhur pasi në një banesë u zbuluan të magazinuara lëndë piroteknike të kontrabanduara. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se lëndët piroteknike do t’iu shiteshin pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Fireëorks”. Zbulohet një banesë ku ishin magazinuar lëndë piroteknike të kontrabanduara, dyshohet për t’ua shitur pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, arrestohet 24-vjeçari. Sekuestrohen 344 kuti me lëndë piroteknike të ndryshme, me vlerë rreth 40 000 euro.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që kishte magazinuar në banesë sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, me qëllim përdorimin për qëllime të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Fireëorks”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. R., 24 vjeç.
Nga kontrolli në katin e parë të banesës së 24-vjeçarit, në rrugën “Jargavani”, u gjetën 344 kuti me lëndë piroteknike, që dyshohet se ky shtetas ua furnizonte personave të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.
Vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Nis protesta edhe në Shkodër, të rinjtë marshojnë drejt fakulteteve, bëjnë thirrje për bojkot
Të rinjtë e Fushë-Arrëzit në protestë, kërkojnë të drejtat e tyre dhe kundër reformës Territoriale
Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë (VIDEO)
- 10:04 Nis protesta edhe në Shkodër, të rinjtë marshojnë drejt fakulteteve, bëjnë thirrje për bojkot
- 09:59 Të rinjtë e Fushë-Arrëzit në protestë, kërkojnë të drejtat e tyre dhe kundër reformës Territoriale
- 09:51 Gjimnazistët në Elbasan bojkotojnë mësimin dhe dalin në protestë (VIDEO)
- 09:41 Vijon bojkoti i mësimit në Universitetin e Vlorës, studentët përgatiten për t’iu bashkuar protestës
- 09:39 Protestë sërish në Korçë në orën 10:00, policia blindon institucionet dhe gjimnazet
- 09:36 U kap me doza kokainë në afërsi të një shkolle, vihet në pranga 17-vjeçari në Vlorë