Interi mund të ketë një investitor të ri. Sipas “Corriere della Sera”, zyra e investimeve Al Mirqab që lidhet me ish-kryeministrin e Katarit, Hamad bin Jasim bin Jaber Al Thani, ka shfaqur interes për blerjen e disa aksioneve të klubit zikaltër nga fondi amerikan “Oaktree”.
Sipas raportimeve në Itali, palët kanë pasur kontakte paraprake, por për momentin nuk bëhet fjalë për negociata konkrete.
67-vjeçari është një figurë e njohur në botën e investimeve ndërkombëtare, ndërsa vitet e fundit ka forcuar ndjeshëm praninë e tij në Itali përmes pasurive të paluajtshme.
Interesi për klubin e Interit vjen në një periudhë kur projekti i stadiumit të ri mund të ndikojë në perspektivat ekonomike të zikaltërve.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kontaktet paraprake do të shndërrohen në një operacion konkret për hyrjen e investitorit nga Katari në aksionet e klubit.
© SYRI.net
VIDEO/ Supergol i Fisnik Asllanit në Europa League, dhuron spektakël për herë të parë këtë sezon
Përmbysje në minutat e fundit, Juventusi mposht Celta Vigon me gol të Kolo Muani
Cisse shkruan historinë me Milanin, rekordi historik në Europë në moshën 19-vjeçareBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: