Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër por dhe gjimnazistët braktisën sërish auditorët sot e marshuan në rrugët e qytetit.
Ata u ndalën në godinat e disa fakulteteve për të bërë thirrje që edhe studentë të tjerë t’ju bashkohen protestave.
Shkodra i është bashkuar valës së protestës prej 2 ditësh, ku studentët marshojnë në kryeqendrën e veriut me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
© SYRI.net