Një incident është regjistruar në Burrel gjatë shoqërimit të një gjimnazisti nga policia, ku situata ka agravuar dhe është dëmtuar edhe dera e automjetit të efektivëve.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është shoqëruar nga uniformat blu në rrethana që shoqërohen me pretendime për përdorim dhune nga ana e policisë.
Gjatë incidentit, dera e makinës së policisë është dëmtuar, ndërsa gjimnazisti është marrë nga efektivët për t’u shoqëruar në ambientet përkatëse.
Megjithatë, qëndrimi i tij në polici ka qenë i shkurtër, pasi mësohet se i riu është liruar më pas.












