Barack Obama ka kritikuar hapur politikat e Izraelit ndaj palestinezëve, duke theksuar se marrja e tokave të tyre është një padrejtësi që nuk mund të justifikohet. Ish-presidenti amerikan përcolli po ashtu bindjen e tij se epërsia ushtarake nuk mund të garantojë siguri afatgjatë.