Aktualitet

Protestat/ Lezha, Shkodra dhe Elbasani me tensione!

Shkodra, Lezha dhe Elbasani janë zgjuar me protesta. Të rinj, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin duke dalë në rrugë për të protestuar. Po kështu në Burrel e Gramsh.

Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë, ku palët janë përplasur fizikisht. Në drejtim të një gjimnazi u hodhën gurë. Më pas, bluve iu dha urdhër të tërhiqen dhe të shmangin përplasjet me të rinjtë.

Në Tiranë, protestuesit u grumbulluan para Bankës së Shqipërisë rreth orës 11:00. Sot dita e katërt e protestës antiqeveritare në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama fajësoi opozitën dhe aktorë të huaj për përshkallëzimin e dhunës gjatë protestave studentore në Tiranë, duke i cilësuar trazirat si një përpjekje për të penguar përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Duke folur nga një kioskë e shkrumbuar gjatë protestave, Rama u përpoq të distanconte studentët nga aktet e dhunës që kanë shoqëruar demonstratat e ditëve të fundit, ndërsa akuzoi kundërshtarët politikë se po shfrytëzonin pakënaqësinë e të rinjve për qëllimet e tyre.