Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Klevi Metajn, i cili është cilësuar si një prej simboleve të rezistencës në protestën studentore.
Vendimi është marrë më 16 tetor 2026, ndërsa gjykata ka përcaktuar masa të ndryshme sigurie edhe për shtatë personat e tjerë të përfshirë në çështje.
Sipas vendimit, me masën “arrest në shtëpi” janë lënë Klevi Metaj, Xheison Petoku, Erand Zenollari, Korado Aliaj dhe Kalosh Hysbajrami.
Ndërkohë, për Olsi Voglin, Hamza Bushin dhe Brixhet Balin është caktuar masa “detyrim për paraqitje”.
Vendimet vijnë në një moment kur protesta studentore dhe qëndrimi i të rinjve të përfshirë në të kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik.
MASAT
Klevi Metaj arrest shtepie
Olsi Vogli Detyrim paraqitje
Xheison Petoku arrest shtëpi
Erand Zenollari arrest shtepi
Hamza Bushi detyrim paraqitje
Korado Aliaj arrest ne shtepi
Kalosh Hysbajrami arrest shtepie
Brixhet Bali detyrim per paraqitje












