Lajmi i fundit

LIVE - Gjimnazistë dhe studentë në rrethe bojkotojnë mësimin i bashkohen protestsës: Rama jepe dorëheqjen

Ndërtimi u rrit 36 përqind nga 2020 në 2024/ Rritja 10 herë më shumë se në BE

Ndërtimi u rrit 36 përqind nga 2020 në 2024/ Rritja 10 herë më shumë se në BE

10:46, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sektori i ndërtimit në Shqipëri është zgjeruar me ritme të shpejta pas vitit 2020, duke u renditur ndër vendet europiane me rritjen më të fortë të aktivitetit real në këtë sektor.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, që matin vëllimin e vlerës së shtuar bruto në ndërtim me çmime të krahasueshme, me vitin 2020 të marrë si bazë 100, indeksi për Shqipërinë arriti në 136 në vitin 2024. Aktiviteti real i sektorit në vitin 2024 ishte rreth 36% më i lartë se në vitin 2020.

Në terma vjetorë, zgjerimi më i fortë u shënua në dy vitet e para pas 2020-s. Aktiviteti real i ndërtimit u rrit me rreth 9.5% në 2021 dhe me 13.2% në 2022. Më pas ritmet u ngadalësuan, por mbetën pozitive, me rreth 5% në 2023 dhe 4.5% në 2024.

Rritje 10 herë më shumë se në BE

Diferenca e rritjes me Bashkimin Europian është e ndjeshme. Në BE, indeksi i vëllimit të vlerës së shtuar të ndërtimit arriti në 103.8 në vitin 2024, që përkthehet në një rritje prej vetëm 3.8% krahasuar me vitin 2020. Kështu, zgjerimi i ndërtimit në Shqipëri në periudhën 2020-2024 ishte pothuajse 10 herë më i lartë se mesatarja e BE-së.

Edhe në krahasim me pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, Shqipëria rezulton me një nga rritjet më të forta. Në vitin 2024, krahasuar me 2020-n, ndërtimi ishte rritur me rreth 23.2% në Serbi, 20% në Maqedoninë e Veriut, 18.8% në Bosnjë-Hercegovinë dhe 12.9% në Kosovë. Në Mal të Zi, përkundrazi, aktiviteti real ishte rreth 7% më i ulët se në vitin 2020.

Vetëm disa vende europiane kanë shënuar një zgjerim më të fortë se Shqipëria. Në vitin 2024, krahasuar me 2020-n, vëllimi i ndërtimit ishte rritur me rreth 66.3% në Greqi, 63.9% në Kroaci dhe 51.4% në Itali. Me një rritje prej 36%,

Shqipëria renditet pas tyre ndër vendet me zgjerimin më të madh të sektorit. Por në këto vende sektori i ndërtimit është zgjeruar kryesisht nga investimet në infrastrukturë, ndërsa në Shqipëri kryesisht në banesa.

Të dhënat tregojnë se ndërtimi ka qenë një nga aktivitetet me zgjerimin më të shpejtë në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit. Edhe pse ritmet vjetore janë ngadalësuar pas rritjes së fortë të viteve 2021-2022, niveli real i aktivitetit në vitin 2024 mbetet më shumë se një e treta mbi atë të vitit 2020./MONITOR

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco