Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë

16 Tetor 2026 | 10:50

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga shkollat në zonën e Njësisë 5 në Tiranë, në ditën e katërt të protestave të studentëve dhe gjimnazistëve.

Në reagimin e tij, Braçe ndalet te siguria në shkolla dhe gjendja e fëmijëve, duke përcjellë pamje nga oborret e shkollave.

“Mëngjes i sotëm është… siguria në shkollë… fëmijët janë mirë edhe… sigurisht fëmijët që luajnë në oborr edhe pjesa tjetër që luajnë në oborr… gjithçka është jetë”, shprehet deputeti në videon e publikuar.

Reagimi i Braçes vjen në një moment kur protestat e të rinjve vijojnë prej katër ditësh, me studentë dhe gjimnazistë që kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar situatën politike në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Lezhë, të rinjtë thyejnë xhamat e një gjimnazi! Shkulin edhe sinjalistikën rrugore (VIDEO)

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në qytetin e Lezhës teksa të rinjtë kanë dalë në protestë. Gjimnazistët kanë nisur të shkulin sinjalistikën...
09:22 | 16/10/2026

Rama jep mesazhin: Bëni durim motra e vëllezër edhe kjo do të kalojë! Nuk do përkulemi

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për durim dhe qëndresë përballë protestave të shoqëruara me akte dhune, duke kundërshtuar çdo ide për të...
08:38 | 16/10/2026

Rama: Si ka mundësi që sa jemi pranë BE-së, ndodh kjo?! Kjo nuk është aspak rastësi

Kryeministri Edi Rama ka lidhur protestat e ditëve të fundit me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke pretenduar se shpërthimi i tyre në një...
08:34 | 16/10/2026