Zhegrova projektohet titullar te Juvja në sfidën kundër Lazios në fundjavë

Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë besimin e Luciano Spallettit dhe mund të marrë për herë të parë një vend në formacionin titullar të Juventusit këtë sezon. Anësori kosovar ka kaluar brenda pak javësh nga një alternativë në stol në një kandidat serioz për të nisur nga minuta e parë në përballjen e radhës kundër Lazios.

Edhe pse nuk u përfshi në listën e Juventusit për Europa League, Zhegrova ka shfrytëzuar minutat e dhëna nga trajneri italian në ndeshjet kundër Sassuolos dhe Atalantës. Paraqitjet e tij kanë qenë bindëse, ndërsa në takimin ndaj Atalantës kontribuoi edhe me një asist për Bremerin.

Forma e treguar me përfaqësuesen e Kosovës dhe minutat e aktivizimit në ndeshjen kundër Cagliarit kanë forcuar më tej kandidaturën e tij për një vend në formacionin titullar. Sipas Tuttosport, Zhegrova mund të jetë një nga surprizat e Spallettit për sfidën ndaj Lazios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, nga infermieria e Juventusit vijnë lajme pozitive. Jeremie Boga është rikthyer të stërvitet me grupin pas dëmtimit në muskulin biceps femoral të këmbës së djathtë dhe synon të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në “Allianz Stadium”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, nëse stafi mjekësor vendos të mos rrezikojë me rikthimin e tij, Boga mund të rikthehet në dispozicion për sfidën evropiane të 22 tetorit kundër Rennes.

Për Jeff Ekhator do të nevojiten edhe të paktën dhjetë ditë rikuperim. Ndërkohë, kundër Lazios priten rikthimet e Bremerit dhe Lucumit në mbrojtje, Douglas Luizit në mesfushë dhe Randal Kolo Muanit në repartin ofensiv.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?