Arrest në burg për një prej 19 protestuesve të arrestuar në ditën e parë të protestës së dhunshme në Tiranë, të 13 tetorit. Me vendim të gjykatës, 6 persona u lanë në arrest shtëpie dhe 12, në detyrim për paraqitje. Në qeli u la vetëm Abdulla Thaçi.
Seanca nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në grupe. Gjykata e Tiranës u blindua nga forca policore, por nuk pati përshkallëzim të situatës.
Gjykata e la në arrest shtëpie 24 vjeçarin Klevi Metaj, të riun nga Gjirokastra, i cili u kthye në heroin e rrjeteve sociale pasi u përplas i vetëm me gjashtë efektivë.

Të 19 protestuesit u akuzuan për 8 vepra penale, përfshirë “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”.