E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Fileto derri me kërpudha dhe bishtaja nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Një pjatë e shijshme dhe plot aromë, ku filetoja e derrit kombinohet në mënyrë perfekte me kërpudhat e buta dhe bishtajat e freskëta, të mbuluara me një salcë kremoze. Shefja e kuzhinës Albana Mançja na sjell një recetë të veçantë, ideale për një drekë apo darkë plot shije në familje.

Përbërësit:

Reklamë

500 gr fileto derri

350 gr kërpudha të bardha

Reklamë

300 gr bishtaja

250 gr krem qumështi për gatim

1 qepë

1 thelb hudhër, i grirë

1 kub MAGGI perimesh

2 lugë gjelle majdanoz të grirë

½ luge çaji kripë

6 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë bishtajat në ujë të valuar për 5 minuta dhe më pas i kullojmë.

Kaurdisim kërpudhat e prera në një tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën, hudhrën dhe kremin e qumështit.

Ulëm zjarrin dhe shtojmë bishtajat, kubin MAGGI me perime dhe majdanozin. E mbulojmë tiganin me kapak dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta.

Në një tigan tjetër, kaurdisim filetot e derrit me 2 lugë gjelle vaj ulliri, derisa të gatuhen plotësisht.

Në fund, i kalojmë filetot në tiganin me kërpudha dhe bishtaja. I shërbejmë të ngrohta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.