Studentët e Universitetit t Mjekësisë kanë bojkotuar edhe sot auditorët dhe janë nisur në marshim drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku pritet të ketë sërish protestë.
Pranë zonën së Medresesë, studentët u përballën me një kordon policor të cilët tentuan t’i pengonin në marshim.
Por studentët arritën të çajnë kordonin policor dhe të vijojnë marshimin.
Qytetarët të cilët lëvizin me automjete i kanë mbështetur studentët duke i rënë borive pa hasur në ndonjë kundërshtim ose debat.













