Lajmi i fundit

LIVE - Gjimnazistë dhe studentë në rrethe bojkotojnë mësimin i bashkohen protestsës: Rama jepe dorëheqjen

E moshuara në Korçë: Policia po copëton fëmijët, Rama s’ikën pa e larë Shqipërinë në gjak

11:00, 16/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një e moshuar në Korçë ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama dhe Policisë së Shtetit, që sipas saj po copëtojnë të miturit me dhunën që po ushtrojnë ndaj tyre, vetëm e vetëm se dalin në protestë.

Në një prononcim për mediat, ajo shprehet se polcia po kryen akte vandal njëjtë si dikatori Sadam Hyseni, duke e akuzuar për rrëmbimin e vajzave të reja me makina po logo identifikimi dhe policë të veshur civilë.

Sipas saj, Rama ka vendosur të mos ikë nga Shqipëria, pa e larë këtë të fundit me gjak, ndërsa shtoi se vetëm rinia do të jetë në gjendje ta bëjë Shqipërinë.

Fëmijët i kam në kurbet, kam dalë për shqipëri e jo Ramën. Policia vandal si sadami, po vrasin popullin, po nxjerrin civilët e të copëtojnë fëmijët, marrin vajzat e duan t’i përdhunojnë.

Nuk ikën nga shqipëria, pa e larë në gjak. Ku janë prindërit, fëmijët që po u rrihen, ku janë shqiptarët ta djegin Ramën se i shtoi zullumet, e prishi arsimin, shëndetësinë, AKSHI, ku është Vlora që na e solli në Shqipëri.

E copëtoi Shqipërinë, gjithë kjo protestë është mllefi i shqiptarëve, rinia të ecë përpara sepse kjo rini do e bëjë Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco