Përshkallëzohet protesta në Lezhë, gurët e hedhur drejt Policisë plagosin në fytyrë një nxënëse
16/10/2026 11:05
Një nxënëse ka mbetur e gjakosur në fytyrë në Lezhë, pasi është goditur nga një prej gurëve të hedhur nga protestuesit në drejtim të efektivëve të Policisë.
Korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, e cila po ndjek zhvillimet në terren, raporton se situata në Lezhë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa më herët janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve dhe Policisë.
Ndërkohë, është bllokuar edhe rrethrrotullimi i Shkodrës.
Top Channel