19 protestues para gjykatës për masat e sigurisë, 6 në arrest shtëpie dhe 10 me detyrim paraqitjeje
Protestuesit e arrestuar pas tubimit të 13 tetorit kanë dalë këtë të premte para Gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Seanca ka nisur në orën 08:30, ndërsa procesi po zhvillohet në grupe për shkak të kufizimit të ambienteve.
Gjyqtare e çështjes është Amarilda Sulaj. Në ambientet e gjykatës janë parë edhe forca policore të pajisura me skafandër dhe maska gazi, të cilat janë vendosur në gatishmëri për çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës. Deri më tani, situata paraqitet e qetë.
Sipas informacionit të deritanishëm, për protestuesit janë caktuar masa të ndryshme sigurie, përfshirë arrestin në shtëpi, detyrimin për t’u paraqitur dhe arrestin me burg.
Emrat e protestuesve dhe masat e sigurisë
Arrest shtëpie
- Kalosh Hysbajrami
- Korado Aliaj
- Ali Bruçi
- Klevi Metaj
- Xhesion Petoku
- Erand Zenunllari
Detyrim paraqitjeje
- Ernest Kapo
- Donik Vatgj oni
- Iljaz Sulaj
- Besnik Kala
- Kastriot Vata
- Florian Baba
- Genci Ibrahimi
- Brixhet Bali
- Hamza Bushi
- Olsi Vogli
Për personin e lënë në arrest me burg, emri nuk është specifikuar në informacionin e disponueshëm.
Tetë vepra penale për protestuesit
Protestuesit u arrestuan pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit të 13 tetorit në Tiranë, kur pati sulme ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, dëmtime të bizneseve dhe bankomateve, djegie të koshave të mbeturinave dhe përplasje me Policinë.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë tetë vepra penale: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në lidhje me ngjarjet e protestës, 49 persona të tjerë janë vënë nën hetim, ndërsa gjashtë punonjës policie kanë mbetur të lënduar.
Protestat studentore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë deklaratë të përbashkët: Apel për dialog, paqe dhe dëgjim të të rinjve
Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar: Protesta, e drejtë demokratike! Dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshme
Përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë në Burrel, nisin shoqërimet e para (VIDEO)
- 10:59 Protestat studentore, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë deklaratë të përbashkët: Apel për dialog, paqe dhe dëgjim të të rinjve
- 10:50 Braçe publikon pamje nga shkollat në ditën e katërt të protestave: Gjithçka është jetë, fëmijët janë mirë
- 10:43 Armëpushimi energjetik i shpallur nga Trump, Von der Leyen: Rusia nuk e respektoi marrëveshjen, do të rrisim presionin
- 10:36 Policia ndalon gjimnazistët e Kamzës, të rinjtë tentojnë t’i bashkohen protestës në Tiranë
- 10:34 Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar: Protesta, e drejtë demokratike! Dhuna dhe vandalizmi janë të papranueshme
- 10:31 Sekretarja e re e shtypit në Shtëpisë së Bardhë pranon se nuk ka kaluar provimin e avokatisë, ankesë ndaj saj në Kaliforni