Arrestimet e paligjshme dhe të dhunshme nga ana e Policisë së Shtetit vijojnë në të gjithë vendin.
Paraditën e së premtes Syri Tv ka siguar pamjet ku duket arrestimi i një të riu nga Forca Operacionale në qendër. Dhjetra policë shoqërojnë një të ri pa patur asnjë provë apo të dhënë. Forca Operacionale e Policisë së Shteti është një organ që kryen arrestime të personave me rrezikshmëri të lartë, ndërsa këto ditë e shohim këtë strukturë policore të rrëmbejë njerëz në rruga duke ju privuar lirinë dhe të drejtën e protestës. Arrestime të tilla rrëzohen në më të shumtën e rasteve në gjykatë si të paligjshme.
© SYRI.net
U bë simbol i revoltës/ Gjykata liron Klevi Metajn, masa e sigurisë u vendos në spital
Revolta në Burrel/ Policia fut me dhunë fëmijët në makinë, prindër dhe gjimnazistë përplasen me ta për të ndaluar arrestimet
Ish-ministrja e Ramës/ Olta Xhaçka, zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash