• Kontakt
Friday, October 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

11:16 : 16/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në vendnumëro, me vetëm 3.2%.

Ndryshimi minimal tregon se arsimi nuk ka marrë shtysën financiare të nevojshme për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të prodhohen mundësi dhe vende pune premtuese për të rinjtë, në një kohë kur kostot e jetesës vetëm rriten.

Përgjatë dekadës së fundit arsimi u tkurr si sektor, humbi cilësinë referuar rezultateve te PISA në një kohë kur vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut të punës.

Nga ana tjetër, investimet publike në asetet fizike të infrastrukturës zunë mesatarisht mbi 5% të PBB-së përgjatë gjithë dekadës së fundit dhe sërish vendi vijon të ketë hendek edhe në këtë drejtim, për shkak të mungesës së studimeve të fizibilitetit dhe korrupsionit të lartë të gjetura në shumë projekte.

Kjo politikë buxhetore ka kufizuar mundësitë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa ekonomia ka vijuar të mbështetet në sektorë që, në një pjesë të konsiderueshme, krijojnë vende pune me produktivitet dhe paga të ulëta.

Lexo edhe:

Washington Post: Të rinjtë në ballë të protestave kundër Ramës, vijojnë përplasjet me policinë në Tiranë

Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt Tiranës

Hendeku bëhet më i dukshëm kur financimi i arsimit krahasohet me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonin.

Sipas Eurostat, shpenzimet e qeverive të vendeve të BE-së për arsimin arritën në rreth 860 miliardë euro në vitin 2024, ose 4.7% të PBB-së së Bashkimit Europian.

Në të njëjtin vit, Shqipëria shpenzonte për arsimin vetëm 3.1% të PBB-së, një diferencë prej 1.6 pikësh përqindjeje me mesataren europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipëria do të duhej të rriste financimin për arsimin me rreth 55% në raport me nivelin e vitit 2024.

Diferenca është edhe më e madhe në krahasim me vendet e Europës Veriore, të cilat tradicionalisht i kushtojnë një peshë më të lartë buxhetore zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Diferenca është e lartë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, me Bosnjë Hercegovinën që shpenzon gati 4% dhe Serbinë 3.4%, sipas të dhënave të Eurostat dhe bankës Botërore.

Për më tepër, diferenca në përqindje të PBB-së nuk pasqyron plotësisht hendekun real në burimet që vihen në dispozicion të arsimit. Duke qenë se ekonomitë europiane kanë të ardhura për frymë shumë më të larta, shpenzimet për arsimin në vlerë absolute, për nxënës apo student, janë përgjithësisht shumë më të mëdha sesa në Shqipëri. /Monitor

Etiketa: arsimEdi Ramaeuropeqeveriashpenzime te uleta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Washington Post: Të rinjtë në ballë të protestave kundër Ramës, vijojnë përplasjet me policinë në Tiranë

10:37 : 16/10/2026
AKTUALITET

Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë sërish mësimin, marshojnë drejt Tiranës

09:06 : 16/10/2026
AKTUALITET

Protestat në Tiranë/ Edhe sot bizneset ulin qepenin: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

09:03 : 16/10/2026
AKTUALITET

Tirana 3 ditë në flakë/ Rama: Fajin e ka opozita! Duar të huaja në këtë protestë!

08:23 : 16/10/2026
AKTUALITET

Çmimet e ushqimeve jashtë kontrollit/ Produktet e shportës me kosto të ndryshme në qytetet e vendit

08:11 : 16/10/2026
AKTUALITET

Revolta e protestuesve/ Bushati: Pak kanë bërë! Këta njerëz i kanë vjedhur e përdhu*uar

22:57 : 15/10/2026

TË GJITHA

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

11:16 : 16/10/2026

Tritoli në makinën e policit në Shkodër, shoqërohen disa persona

11:09 : 16/10/2026

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, çajnë kordonin policor pranë Medresesë

11:05 : 16/10/2026

Tensionohet situata në Shkodër, protestuesit sulmojnë sërish godinën e PS

10:57 : 16/10/2026

“Nuk jam për protestë për Zotin”/ Policia shoqëron me forcë të riun: Jam 17 vjeç, nuk kam bërë asgjë!

10:51 : 16/10/2026

Gjykata cakton masat e sigurisë për 8 nga protestuesit e arrestuar

10:47 : 16/10/2026

Pëshkallëzohet protesta në Elbasan, digjen koshat e mbeturinave

10:39 : 16/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com