Pa asnjë mjet identifikimi, policë të maskuar si civilë kanë nisur reprezaljet paraditen e kësaj të premteje kundër të miturve në Korçë, duke bërë arrestime jashtë procedurave ligjore.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Syri, të miturit përpiqen të bëjnë rezistencë, teksa janë mbërthyer nga 3 civilë, duke i tërhequr zvarrë për t’i dërguar në komisariat.
Pavarësisht thirrjeve të bashkëmoshatarëve të tjerë për t’i liruar dhe mbi arsyet e arrestimit në mënyrë brutale, efektivët e policisë kanë vijuar jashtë çdo protokolli të marrin të miturit për t’i futur në qeli.
Por pavarësisht dhunës policiore, të rinjtë në qytetin juglindor nuk janë zmbrapsur, duke u bërë ballë atyre dhe vijuar me protestën që tanimë ka shpërthyer nëpër të gjitha qytetet e vendit.
© SYRI.net