Kishte fshehur në banesë 2 armë dhe kokainë, në pranga 44-vjeçari në Tepelenë, i dënuar më parë për vrasje

16 Tetor 2026 | 11:58

Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të premte në Tepelenë, pasi në banesën e tij janë gjetur dy armë zjarri pa leje dhe një sasi kokaine.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë S. L., 44 vjeç, i cili rezulton të jetë dënuar më parë për vrasje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiva mbikëqyrjen e shtetasve me precedentë penalë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin e koduar “Historiku”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet u konstatua se 44-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje, mbante pa leje, në banesën tjetër të tij, në fshatin Majkosh, Tepelenë, 1 armë zjarri (pistoletë) me municion dhe 1 armë sportive. Gjithashtu, në banesë iu gjet një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konfrontime mes policisë dhe të rinjve në Vlorë, protestuesit tentojnë të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik

Vijon të jetë e tensionuar protesta e studentëve në Vlorë, pasi të rinjtë kanë tentuar të prishin murin e projektit të Muzeut Hebraik. Pas këtij...
11:38 | 16/10/2026

Tensionohet situata në Korçë, protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave, policia nis shoqërimet

Protesta në Korçë është shoqëruar me tensione, ndërsa policia ka nisur shoqërimin e të rinjve. Sipas pamjeve, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave...
11:19 | 16/10/2026

Ministrja e Ekonomisë: Filialet e Postës në funksion të qytetarëve dhe pensionistëve

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, inspektoi këtë të premte nga afër një prej filialeve të Postës Shqiptare në Tiranë, i cili u dëmtua...
11:12 | 16/10/2026