Protestës së studentëve i janë bashkuar për të tretën ditë radhazi edhe të rinjtë e Elbasanit.
Mëngjesin e sotëm ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë vërshuar në rrugë me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
Siç mund të shihet edhe në pamjet e mëposhtme dhjetëra të rinj po marshojnë drejt qendrës së qytetit ndërsa në shenjë revolte disa prej tyre kanë djegur edhe koshat e mbeturinave.
Një qytetar, në një prononcim për mediat, shprehet se kjo protestë e studentëve duhet mbështetur, pasi sipas tij, Edi Rama dhe qeveria e tij e kanë vjedhur popullin prej vitesh dhe kanë vrarë shpresën tek të rinjtë.
“Burg! Nuk u ngopën nga taksat tona. Vendos 20 hajdutë deri më sot dhe thotë nuk është faji im. Po na pinë gjakun. Po na përzejnë rininë jashtë shtetit. Po na vret shpresën për kalamajtë. Ma kriminel se ky ska, e dini vetë se i ka për të përfunduar”,- shprehet qytetari ndër të tjera.














